​Këshilltarja e BE-së Marta Garcia Fidalgo nesër në Kosovë

Kosova

​Këshilltarja e BE-së Marta Garcia Fidalgo nesër në Kosovë

Më: 27 prill 2015 Në ora: 19:10

Marta Garcia Fidalgo, këshilltare për politikën e Koordinimit të Romëve në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR), do të vizitojë Kosovën më 28 dhe 29 prill.

Qëllimi i vizitës është diskutimi i përfshirjes se romëve, ashkalive dhe egjiptianeve dhe politikat e ardhshme në mbështetje të të tri komuniteteve.

Fidalgo do të takohet me autoritetet në Prishtinë, si dhe deputetë romë, ashkali dhe egjiptianë dhe përfaqësues të tjerë, duke përfshirë edhe shoqërinë civile.

Ajo do të vizitojë gjithashtu projektet që BE-ja ka financuar në mënyrë që të ndihmojë komunitetet egjiptian, rom dhe ashkali, duke përfshirë një shkollë shumetnike në Fushë Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat