Thaçi: Serbia do të japë llogari për të gjitha krimet ndaj shqiptarëve

Kosova

Thaçi: Serbia do të japë llogari për të gjitha krimet ndaj shqiptarëve

Më: 27 prill 2015 Në ora: 16:48

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook është zotuar se institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës do të përkushtohen për të zbardhur fatin e personave të pagjetur.
Ai ka potencuar poashtu se, shteti serb do të japë llogari për të gjitha krimet ndaj civilëve shqiptarë.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë të zëvendëskryeministrit Thaçi:
“Institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me të gjithë mekanizmat relevantë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, nuk do t’i ndalin asnjëherë përpjekjet e tyre për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe kthimin e tyre në atdhe. Shteti serb do të japë llogari për të gjitha krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë. HTH”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat