Të thellohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri

Kosova

Të thellohet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri

Më: 27 prill 2015 Në ora: 13:26

Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagcilar priti në takim sot homologen e tij shqiptare, Milena Harito me të cilën u pajtuan që të rrisin edhe më shumë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri lidhur me procesin e reformave të administratës publike.

Ministri Yagcilar tha se tashmë ka shumë mundësi që në të ardhmen të zhvillojnë një bashkëpunim më të madh sa i përket ofrimit të shërbimeve publike.

E ministrja Milena Harito tha se për të vazhduar rrugën drejtë Bashkimit Europian, administratat publike janë esenciale.

Pas takimit me homologen e tij shqiptare, ministri Yagcilar tha se gjatë takimit biseduan edhe për fusha tjera, që ai i quajti të rëndësishme, si bashkëpunimi në teknologjinë informative.

“U dakorduam që edhe në të ardhmen të vazhdojmë këtë bashkëpunim, sidomos në proceset e reformave të administratës publike, hartimin e strategj8ive sa i përket zhvillimit të administratës publike, por fushat tjera të rëndësishme janë të shikojmë të bashkëpunojmë edhe sa i përket shoqërisë së informacionit dhe teknologjisë informative. Bashkë, duke punuar edhe në aspektin e trajnimeve të shërbyesve civil, sepse zbatimi i reformave të administratës publike, realizohet me teknologjinë informative të përshtatshme, me aplikacione moderne por duke përdorur nga zyrtarët ose shërbyesit civil, të cilët janë të aftë të realizojnë këto obligime”, tha ai.

Ai se në këtë aspekt ka shumë mundësi që në të ardhmen të zhvillojnë një bashkëpunim, të shikojnë dhe të vlerësojnë analizat sa i përket ofrimit të shërbimeve publike nga ana e institucioneve qeveritare dhe pushtetit lokal.

E ministrja Harito shprehi gatishmërinë e shtetit shqiptar për të rritur edhe më tutje bashkëpunimin me Kosovën.

“Shpresoj që bashkëpunimin tonë të deritanishëm ta vazhdojmë e ta qojmë edhe një shkallë më tej. Në çështjet e administratës publike kemi një fokus të veçantë sepse të dy vendet tona janë të angazhuara në rrugëtimin drejtë bashkimit europian. Kjo është një rrugë e qartë për ne, është një rrugë e pakthyeshme, njëkohësisht është një rrugë që e ka mundimin e vet sepse të dy vendet tona duhet të plotë3sojnë kushtet e caktuara për të qenë një ditë anëtarë e të drejta të plota të Bashkimit Europian. Dhe në këtë rrugëtim administratat publike janë esenciale, kjo është arsyeja përse si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë një nga kërkesat që kemi në këtë rrugëtim është përforcimi i administratave tona publike”, tha ajo.

Harito tha se në Shqipëri tashmë kanë aprovuar strategjinë e zhvillimit të administratës publike për periudhën 215-2020, dhe që këtu do të shikojnë pikat se ku do të mund të bashkëpunojnë me Kosovën.

Gjithashtu, ajo tha se brenda dy vitesh do të kenë gati 300 shërbime publike online dhe se në këtë kuptim mund të gjejnë pika bashkëpunimi me Kosovën, pra ato të mund të shfrytëzohen edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat