​Zbulohet Memoriali për të Pagjeturit

Kosova

​Zbulohet Memoriali për të Pagjeturit

Më: 27 prill 2015 Në ora: 11:37

(I plotësuar) Në oborrin e Kuvendit të Kosovën, në praninë e zyrtare më të lartë shtetërorë, përfaqësuesve dhe familjarëve të të pagjeturve, në Ditën Kombëtare të të pagjeturve, është zbuluar obelisku në shenjë përkujtimi për 1650 personat për të cilën ende nuk dihet asgjë.

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi se pas 16 viteve pas luftës, është koha e fundit që të vihet drejtësia për të pagjeturit, dhe familjet e tyre të cilët ende në ankth presin të marrin ndonjë lajm për më të dashurit e tyre.

Kryeparlamentari Veseli, tha se ngritja e kësaj përmendoreje përcjell një mesazh human dhe të paqes, për mungesën e vazhdueshme që ndjejnë jo vetëm familjarët por edhe institucionet e vendit.

“Si përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, dëshirojmë të përçojmë edhe një mesazhin politik i cili është përkushtim i Republikës së Kosovës për fqinjësi të mirë për partneritet, por ajo mundë të arrihet vetëm në atë moment kur shpirti i këtyre familjarëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës do të jetë i qetë, kur këta njerëz që ende janë të pagjetur, të prehen të qetë në tokën e vet. Kjo është edhe simbolika e kësaj përmendoreje, e cila e shpreh tërësinë tonë,unike, kombëtare, në të njëjtën kohë që që mungojnë janë pikërisht të pagjeturit tanë”, tha Veseli.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa, tha se institucionet e vendit nuk do të ndalen vetëm me mbajtjen e një seance dhe me përkujtimin e të pagjeturve në data të veçanta. Mustafa theksoi se qeveria që ai drejton do të angazhohen në ndërkombëtarizimin e çështjes së të pagjeturve.

“ Ne nuk do ta lëmë vetëm me këtë, do të vazhdojmë edhe më tutje të punojmë në mënyrë që të identifikohen njerëzit tanë që janë humbur dhe nuk janë gjetur akoma, të kthehen në gjirin e familjeve të tyre. Të marrim përgjegjësinë para ligjit dhe para drejtësisë të gjitha ata që morën pjesë në masakrat në zhdukjen e familjarëve tuaj , më të dashurve tuaj. Do ta bëjmë këtë çështje jo vetëm çështje të Kosovës por do ta bëjmë edhe çështje ndërkombëtare sepse do të insistojmë me çdo kusht që për këtë të diskutohet edhe në institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë edhe Brukselin, që të bëhet presion në Serbisë në mënyrë që të kthehen familjarët tuaj dhe tanë këtu”, theksoi kryeministri Mustafa.

E Fatime Qerkni, nëna që kishte të humbur djalin e saj para 16 vite, tek sa e mbante pranë vetes mbesën e saj, tha për KosovaPress se ndonëse mërzia dhe hallet e familjarëve të të pagjeturve janë të mëdha, vlerësoj punën e institucioneve të Kosovës të cilat sipas saj, po bëjnë krejt çka munden për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

“Qeveria kuvendi i ka parasysh, por as këta nuk kanë çka bajnë, se edhe këta i kanë parasysh, faleminderit shumë edhe prej këtyre, i kanë parasysh, normal, ju dhimbemi”, tha Qerkini.

Ndërsa Ganimete Hyseni nga Mitrovica që mbante në dorën fotografin e vëllaut të gjetur para pak kohësh, kërkoi nga institucionet ndërkombëtare të bëjnë më shumë për këtë kategori.

“Kisha kërku prej institucioneve jo të Kosovës, por edhe OSBE-së Nato-së të gjithëve që me ba sa më shumë për këta persona. Nuk mundem ma”, tha Hyseni.

Kosova vazhdon të numëroj edhe 1650 persona të zhdukur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat