Javë e ngrohtë por edhe me shi

Kosova

Javë e ngrohtë por edhe me shi

Më: 27 prill 2015 Në ora: 08:23

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit të ngrohta. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm.

Dita e hënë do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperatura më e ulët do të lëvizë ndërmjet 4C deri 6C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20C deri 22C celsius. Do të fryjë erë nga jugu me shpejtësi 1-4m/s.

Dita e martë, e enjte dhe fundjava pritet që vende- vende të ketë reshje shiu të intensitetit mesatar.

Temperaturat maksimale përveç ditës së mërkurë ku do të shënojnë ulje, ditët tjera do të jenë me temperatura tamam pranverore, 18C deri 21C celsius.

Gjatë ditëve me reshje shiu do të ketë mundësi edhe për shkarkime rrufesh.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, dominuese do t jetë drejtimi jug-perëndimi shpejtësia e së cilës do të lëviz ndërmjet 1-8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat