Mustafa: Serbia duhet të jap përgjigje për të gjitha krimet

Kosova

Mustafa: Serbia duhet të jap përgjigje për të gjitha krimet

Më: 27 prill 2015 Në ora: 07:48

Në Ditën Kombëtare të Pagjeturve, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thotë se për familjarët, por edhe për Kosovën, janë shumë vite të ditëve të ankthit dhe të pritjes për më të dashurit e tyre.

Në një postim që ka bërë në rrjetin social facebook, kryeministri Mustafa thotë se ‘Serbia duhet të jap përgjigje për zhdukjen e njerëzve tanë, për krimet monstruoze që forcat ushtarake e paramilitare të saj i kryen në Kosovë’. Ata që bënë krime, sipas Mustafës, duhet të dalin para drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të shfrytëzojë të gjitha institucionet ndërkombëtare për të kërkuar zbardhjen e të pagjeturve, kthimin e tyre dhe dorën e drejtësisë ndaj kriminelëve”, shkruan Mustafa në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat