Ministri i jashtëm gjerman të martën në Prishtinë

Kosova

Ministri i jashtëm gjerman të martën në Prishtinë

Më: 26 prill 2015 Në ora: 22:46

Shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier të martën do të vizitojë Kosovën.

Ministri i Jashtëm Steinmeier, në Prishtinë do të vijë pas një qëndrimi gjatë të njejtës ditë në Beograd.

Ai si në Beograd, ashtu edhe në Prishtinë, do të diskutojë me qeveritarët e të dyja vendeve, për procesin e dialogut dhe implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Steinmeier para vizitës së tij në Beograd dhe Prishtinë, ka dhënë një intervistë për mediat serbe, ku ua ka bërë të qartë qeveritarëve në Beograd, se pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën, rruga e Serbisë drejtë BE-së është e pamundur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat