Reagon Mustafa: Demokracia brenda LDK-së, shembull edhe për rajonin

Kosova

Reagon Mustafa: Demokracia brenda LDK-së, shembull edhe për rajonin

Më: 26 prill 2015 Në ora: 22:01

Kryeministri dhe i pari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se demokracia brenda partisë së tij, është shembull edhe për rajon.
Mustafa, vlerësimet e disa analistëve i ka quajtur, vajtuese dhe të logjikës së falltarve.

Ja postimi i plotë i Mustafës:

Zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, mund tu shërbejnë jo vetëm subjekteve vendore si shembull i demokracisë, por edhe vendeve në rajon.
Edhe pse janë vajtuese dhe të logjikës së falltareve shumë nga vlerësimet e analistëve për LDK-në, me rëndësi është që shumë nga ta, të dijshëm e të padijshëm, kanë gjetur punë me temën e LDK-së. Ky është edhe një kontribut i LDK-së.
Demokracia e brendshme që po manifestohet në LDK, i shërben emancipimit politik të vendit. I shërben edhe arsimimit demokratik, për çfarë ky vend ka nevojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat