​Limaj në Podujevë, flet për ikjet

Kosova

​Limaj në Podujevë, flet për ikjet

Më: 26 prill 2015 Në ora: 18:08

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMA-s, sot për nder të njëvjetorit të themelimit të NISMA-s në Podujevë, kanë takuar të gjitha strukturat udhëheqëse të degës së NISMA-s për Kosovën në këtë qytet, ku janë pritur nga kryetari i degës, Bajram Ajeti, njëherësh anëtar i kryesisë së NISMA-s, dhe strukturat udhëheqëse të kësaj dege.

Edhe ky takim sot në Podujevë është zhvilluar në vazhdën e takimeve që po bëhen për njëvjetorin e themelimit të NISMA-s për Kosovën.

Limaj ka falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë për NISMA-n në këtë komunë, e gjithashtu ka folur për situatën politike në vend, për gjendjen e rëndë ekonomike, dhe për tema tjera të rëndësishme dhe që janë në interes të qytetarëve.

Limaj ka folur edhe për një ndër çështjet më të ndjeshme kohëve të fundit, pra për ikjet e qytetarëve nga vendlindja e tyre, në kërkim të një jete më të mirë për të ardhmen.

Kryetari Limaj tha se vendin po e lëshojnë të gjithë ata qytetarë, të cilëve nuk po u ofrohet asnjë alternativë për të ardhmen, dhe si përfundim ata po humbin shpresat për të ardhme më të mirë në Kosovë.

Ai në këtë takim tha se dega e NISMA-s në Podujevë, duhet të punojë sa më shumë në forcimin dhe konsolidimin e strukturave të saj.

Ndërsa, kryetari i degës së NISMA-s për Kosovën, në Podujevë, Bajram Ajeti, ka falënderuar strukturat udhëheqëse të NISMA-s në këtë qytet, për kontributin që po japing vazhdimisht, ai poashtu tha se NISMA në Podujevë, është fokusuar në forcimin e strukturave, për të vetmin qëllim, që të jemi një zë i fuqishëm në qytetin e Podujevës, dhe të mbrojmë interesat e çdo qytetari në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat