​Ismet Beqiri: LDK duhet të shqetësohet nëse Klosi do të fliste mirë për Rugovën

Kosova

​Ismet Beqiri: LDK duhet të shqetësohet nëse Klosi do të fliste mirë për Rugovën

Më: 26 prill 2015 Në ora: 16:13

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka reaguar pas deklaratave të ish-Shefit të SHIK’ut të Shqipërisë, Fatos Klosi, i cili tha se Ibrahim Rugova udhëhiqte një politikë pa krye.

Beqiri ka thënë se po që se Klosi do të fliste mirë për Rugovën atëherë udhëheqësit e LDK’së do të duhej të shqetësoheshin.

“Me fol mirë kryespiuni Fatos Klosi për Presidentin historik Ibrahim Rugova atëherë do të duhej ne të shqetësohemi. Është dashur të shqetësohemi po që se ai do të fliste mirë”, ka thënë Beqiri.

“Lavdi dhe fjalët e mira të tij për Ibrahim Rugovën nuk na duhen sepse ai s’përfaqëson askënd”, ka shtuar ai.

Ky zyrtar i LDK’së ka thënë se për Ibrahim Rugovën kanë folur liderët e botës dhe qytetarët e Kosovës përmes votës.

“Thjesht, kush ka qenë Presidenti historik Ibrahim Rugova dhe kontributin e tij e kanë vlerësuar me vota qytetarët e Kosovës”, ka thënë Beqiri.

“Qytetarët e Kosovës e dinë kush ka dhënë kontribut për UÇK’në, e dinë kontributin e LDK’së, i dinë Zonat Operative. Mbi 90 për qind të qytetarëve të Kosovës kanë qenë në LDK. Shumica e luftëtarëve të lirisë ishin në LDK”, ka thënë Beqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat