Hysni Gërguri rizgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri

Kosova

Hysni Gërguri rizgjedhet kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri

Më: 26 prill 2015 Në ora: 15:27

​Hysni Gërguri, sapo është rizgjedhur kryetar i degës së LDK-së, në Kuvendin e rregullt të kësaj partie të mbajtur sot në Vushtrri.

Në një garë ku u propozuan tre kandidatë për kryetar të degës, doktori Hysni Gërguri mori 68 vota, ndërsa kundërkandidati Refik Ramaj 20, e Xhafer Tahiri mori 9 vota.

Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Vushtrri po vazhdon me zgjedhjen e organeve tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat