Enver Hasani me delegacion niset për Turqi

Kosova

Enver Hasani me delegacion niset për Turqi

Më: 26 prill 2015 Në ora: 12:01

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari i Gjykatës, Enver Hasani, ka udhëtuar sot për në Ankara.

Kryetari Hasani dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, sipas një komunikate për media thuhet të jenë ftuar për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar me temë: “Vlerësimi i aktgjykimeve në parashtresat individuale – sfidat dhe mjetet juridike”, i cili do të mbahet në kryeqytetin turk, më 27 dhe 28 prill 2015.

Simpoziumi organizohet me rastin e kremtimit të përvjetorit të 53-të të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Turqisë.

Gjatë vizitës në Ankara, kryetari Hasani do të takohet edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Turqisë, Zühtü Arslan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat