Muhedin Sylqa zgjidhet kryetar i PD-së në Pejë

Kosova

Muhedin Sylqa zgjidhet kryetar i PD-së në Pejë

Më: 26 prill 2015 Në ora: 11:02

Partia e Drejtësisë, dega në Pejë, ka mbajtur të shtunën mbrëma Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, kryetar i së cilës me vota unanime të 88 delegatëve u zgjodhë Muhedin Sylqa.

Po ashtu u zgjodhë kryesia e re e kësaj dege dhe delegatët që do të marrin pjesë në Kuvendin Qendror të PD-së.

Kryetari i porsazgjedhur duke falenderuar delegatët për besimin e dhënë, u zotua se do të angazhohet me të gjithë potencialin, nw mwnyrw që programin e PD-së ta zbatojë në përpikëri, dhe se do të punojë në drejtim që kjo parti të gjejë shtrirje edhe më të gjerë në rajonin e Pejës.

Në këtë Kuvend të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ka marrë pjesë edhe kryetari I PD-së, Ferid Agani, i cili ka përgëzuar delegatët për organizimin e këtij kuvendi dhe njëherit kryetarit Sylqa i uroi detyrën e re.
Agani në fjalën e tij ka potencuar se PD-ja pas 15 vjetëve të themelemit është dhe mbetet alternativë e vetme për qytetarët e Pejës dhe të mbarë Kosovës, ngase sipas tij, nga gjiri i saj ka nxjerrë gjithmonë kuadro të zellshme dhe profesionistë të cilët kanë dhënë kontribut të madh në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve shtetërore.

Ai shtoi se PD-ja me xhelozi dhe përkushtim ka mbrojtur dhe kultivuar vlerat e mirëfillta të popullit shqiptar, si traditën kombëtare, ashtu edhe atë fetare.

Të pranishën në Kuvendin e PD-së ishte edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe përfaqësues të partive tjera politike në këtë komunë, të cilët në fjalën e tyre vlerësuan lart kontributin e PD-së të dhënë për qytetarët pejanë.

Kuvendi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor, i degës së Pejës, ndodhi si pasojë e dorëheqjes së kryetarit të mëparshëm dhe disa anëtarëve tjerë të kryesisë.
Ndryshe, PD-ja në Pejë përfaqësohet me dy asambleistë dhe udhëheq me një drejtori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat