Prokurorët e gjyqtarët të mos angazhohen në kolegje

Kosova

Prokurorët e gjyqtarët të mos angazhohen në kolegje

Më: 26 prill 2015 Në ora: 10:22

Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, vazhdimisht ka kërkuar nga institucionet qendrore të vendit që ta përgatisin bazën ligjore, sipas të cilës, gjyqtarëve dhe prokurorëve t’i ndalohet angazhimi edhe në arsimin e lartë, përkatësisht në atë privat, mirëpo një kërkesë e tillë nuk është marrë në konsideratë deri më tani.

Ai thotë se me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit duhet të rregullohen punësimet specifike.

“Është vlerësim i Agjencisë se me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit duhet të rregullohet në mënyrë më specifike punësimet e shumëfishta”, thotë Preteni.

Sipas tij, zyrtarët e lartë që ushtrojnë më shumë detyra, me legjislacionin aktual, në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, Neni 10 pika 2, mund të ushtrojnë punë nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat