Për pronësinë intelektuale, në Kosovë konferencë një herë në vit

Kosova

Për pronësinë intelektuale, në Kosovë konferencë një herë në vit

Më: 25 prill 2015 Në ora: 22:59

Këtë vit është 15 vjetori, që kur më 26 prill të çdo viti, të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kremtojnë Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, e cila organizohet nën juridiksionin e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale WIPO, në të cilën Shqipëria është anëtare me të drejta të plota, por Kosova jo.

Në dy vitet e fundit, në vendin tonë janë mbajtur aktivitete për këtë ditë, e kësaj radhe ende nuk është paralajmëruar asgjë, ndoshta është lënë pas vikendit.

Gjithçka që ka të bëjë me të drejtën e pronësisë intelektuale në Kosovë, kalon përmes Zyrës për të drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, e financuar nga BE, e që vepron në kuadër të Agjencisë për Pronësi Industriale në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo Agjenci në dy vitet e kaluara ka mbajtur aktivitete, madje vitin që kemi lënë pas, ishte hera e parë që Kosovën e vizitoi një përfaqësues nga Organizata botërore për Pronësi Intelektuale WIPO, ku Kosova shpreson të jetë pjesë e saj.

WIPO që merret me promovimin e të drejtave pronësore intelektuale, nënë ombrellën e saj ka 187 shtete, e themeluar në vitin 1967.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat