Therandë, përkujtohet Fadil Vata

Kosova

Therandë, përkujtohet Fadil Vata

Nga: Ragip GURAZIU Më: 25 prill 2015 Në ora: 22:39

Sot, u bënë homazhe në fshatin e tij të lindjes, në Sallagrazhdë dhe tek shtatorja e tij në qytetin e Therandës. Pjesmarrës ishin familjarët dhe shokët e tij të idealit.

Përpos që ai njihet si ideatori i Lëvizjes ilegale e cila na çoi drejt luftës çlirimtare, Fadil Vata njihet edhe për qëndrimin e tij dinjitoz në burgjet serbe.

Pak ditë para se të lirohej nga burgu, gazetarët serbë në një intervistë të tyre e pyetën të burgosurin shqiptar, Fadil Vata- ”A jeni penduar dhe a ka ndikuar burgu që të mos vazhdoni veprimtarinë tuaj anti-serbe?”

Ai përgjigjet:

”Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim, pavarësisht qëndrimeve tuaja të egra e shtypëse. Unë nuk do të tërhiqem me as një çmim, as edhe me çmimin e jetës!”

Ky ishte Fadil Vata që habiti gazetarët dhe drejtorinë e burgut me qëndrimin e tij dinjitoz.

Sot u bënë 25 vite që kur Fadil Vata u nda nga familja dhe shokët.

Ali Buzhala kryetar i SHVL,të UCK,së tha;

Edhe pse kaluan 25-vjet nga vdekja e dëshmorit Fadil Vata, kujtimi për të është shumë i freskët, Fadili ishte atdhetar me ndjenja të kulluara. Ai i donte atdheun dhe popullin e tij, jo sa për formë e modë, por me pasion të kultivuar atdhedashurie. Në kohën kur nisin demonstratat e fuqishme në vitin 1981, Fadilin e gjejmë në sherbimin ushtarak në Pozharevc të Serbisë. Ndërsa me 2-maj të vitit 1981 arrestohet nga sherbimi i sigurimit shtetror dhe pasi kalon disa muaj në hetusi akuzohet për veprimtari nga pozitat e “nacionalizmit dhe irredentizmit” shqiptar, ku denohet me 7 vjet burg të rëndë dhe dërgohet në vuajtje të denimit në burgun famëkeq të Pozharevcit. Në këtë burg kishte edhe shumë shqiptarë të denuar politik. Fadil Vata edhe në burg kishte një respekt të veçantë nga shokët, ishte gjithmonë optimist, trim i vertetë, i afërt me tjerët dhe mendjen e kishte në Kosovë, në atë kohë, pasi kishte ngjarje të stuhishme, pas vitit 1981. Fadil Vata dhe Afrim Zhitia, pas daljes nga burgu ishin dhe kan mbetur dy figurat shumë të rëndsishme në kuader të LPK-së. Fadil Vata do të jetë shembull frymëzimi për të gjithë ata që e aspirojnë lirinë dhe çmojnë frytet e saj. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Fadil Vatës!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat