Nesër vrapohet për autizëm në mini maratonën 5 kilometra

Kosova

Nesër vrapohet për autizëm në mini maratonën 5 kilometra

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:06

"Mini Maratona 5K " është një vrapim unik prej pesë kilometrash që ka për qëllim promovimin e jetës së shëndetshme , promovimin e individualitetit dhe energjisë pozitive të secilit pjesëmarrës dhe njëkohësisht duke i dhënë kontribut përsëri komunitetit.

Në rastin konkret partner të bamirësisë kanë “Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë”.

Ky aktivitet ka për qellim që pjesëmarrësit të festojnë arritjet në jetën e tyre, ose çdo njëri mund të ketë arsye të veçantë si pjesëmarrës, pa dyshim e gjithë kjo përpjekje për të ndihmuar një komunitet në nevojë të vendit tonë.

"Mini Maratona 5K " , është ndër ngjarjet më të rëndësishme vjetore për të ndihmuar financiare të Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë , e cila organizohet me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe krijimit të një klime pozitive për komunitetin Autist në Kosovë.

Iniciativa për organizim vjen nga Aferdita Paqarada – dizajnere e modës e cila ka përvojë shumë vjeçare në aktivitetet humanitare, në mbledhjen e fondeve për fëmijët në ndihmë.

Mini maratona fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti” në qendër të kryeqytetit deri tek rrethi kryesor, që ka qenë gjithmonë, tek Spitali dhe kthimi në pikën fillestare ku planifikohet të mbahet “Festival muzikor”.

Ende ka kohë të merren numrat për vrapim. Atë mund ta bëni nëpër fitueset në kryeqytet dhe në disa lokale.

Pagesa nuk është e caktuar, secili paguan aq sa mundet. Vullnetarë të shitjes janë studentët e AUK-ut.

Në këtë maratonë nuk ka fitues zyrtar. pjesëmarrësit mund të jenë prej moshës - 2 vjeçare e sipër.

Mund të jenë vrapues për herë të pare, atletë profesionistë, student, etj.

Por ka vetëm tri rregulla:

1. Blej numrin për të marrë pjesë dhe paguaj “sa të kushton Zemra”

2. Postoje “Selfie me nr në facebook dhe nomino shokët për të vrapuar”

3. Mbaro 5 km në kohën që ti dëshiron dhe bashkangjitu në "Festivalin Muzikor”

Pas përfundimit të shitjes dhe ngjarjes, do të publikohet shuma e saktë e mjeteve financiare të mbledhura dhe njëkohesisht shoqata merr obligim të informoj se për çfarë i ka shpenzuar mjetet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat