Ganimete Musliu hedh superbombën në midis të Beogradit: Ja çfarë u tha deputetëve serbë

Kosova

Ganimete Musliu hedh superbombën në midis të Beogradit: Ja çfarë u tha deputetëve serbë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 20:02

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, e cila po qëndron në Beograd bashkë me deputet të tjerë të Kosovës, u ka kërkuar kolegëve të saj serb që ta pranojnë Kosovën shtet të pavarur.

Ajo u ka bërë me dije atyre se njohja e Kosovës nga ana e Serbisë do të garantonte qetësinë në Ballkan.

Musliu perveç këtij fjalimi, gjatë vizitës në Beograd ka mbajtur me vete në xhaketë edhe flamurin e Kosovës.

Ndryshe, katërmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë udhëtuar për në Beograd, për të marrë pjesë në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance” (CIG) me temën “Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve, që do të mbahet të shtunën.

Në mesin e deputetëve që kanë udhëtuar në Serbi janë edhe Blerta Deliu Kodra, Besim Beqaj, Agim Aliu, Sadri Ferati, Lirije Kajtazi, Ilir Deda, Donika Kadaj Bujupi, Margarita Kadriu, Bardhyl Metaj, Teuta Sahatqija, Blerim Shala dhe Slobodan Petrovic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat