Këta janë deputetët që nuk do ta votojnë Gjykatën Speciale

Kosova

Këta janë deputetët që nuk do ta votojnë Gjykatën Speciale

Më: 25 prill 2015 Në ora: 16:30

Nuk janë vetëm deputetët e opozitës ata të cilët po e kundërshtojnë krijimin e Gjykatës Speciale. Vota kundër saj, ka edhe nga deputetët e koalicionit qeverisës. Ndonëse ditëve të fundit në Kosovë ka pasur vizita të faktorit ndërkombëtar të cilët më të madhe po kërkojnë qe të votohet Gjykata Speciale, krerët e partive në pushtet, nuk po arrijnë t’i bindin deputetët e tyre për të votuar pro Speciales.
I qartë dhe i prere në përgjigje qe nuk do të japë votën për Specialen është deklaruar Fadil Demaku. Ky i fundit ka thënë se do të votoj kundër themelimit të saj.
“Unë sikurse në legjislaturën e kaluar edhe tani do të votoj kundër themelimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë Demaku.
Deputeti Nait Hasani ka thënë se qëndron prapa asaj qe ka thënë në Kuvend se është kundër krijimit të Speciales.
“Nuk kam çka të deklarohem. Unë qëndroj prapa asaj qe kam thënë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë shkurt
Ky i fundit kishte deklaruar kohë më parë se nuk do të votojë themelimin e Gjykatës Speciale.
E në anën tjetër, deputeti Latif Gashi nga PDK ka pohuar se do të votojë për Specialen, ndonëse sipas tij, kjo është një padrejtësi qe po i bëhet Kosovës.
“Unë do ta votoj Specialen sepse është obligim shtetëror. Bashkëpunimi më drejtësinë edhe pse është i padrejtë duhet të vazhdojë. Unë konsideroj se është një standard i tepërt qe ju ka vendosur Kosovës, e qe duhet ta plotësoj këtë standard bashkëpunimi më Bashkësinë Ndërkombëtare”, ka thënë Gashi.
Deputetët Anton Quni dhe Shaip Muja nuk kanë dashur të zbulojnë votat e tyre. Ata kanë thënë se votat do t’i bëjnë publike në Kuvendin e Kosovës.
Deputet si Azem Syla, Ganimete Musliu dhe Nuredin Lushtaku janë përfolur si deputet të cilët nuk do të votojnë Gjykatën Speciale. Gazeta Tribuna ka provuar të kontaktoj më ta, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.
Gazeta ka provuar të marrë qëndrimin e dy shefave të grupeve parlamentare PDK-së dhe LDK-së, mirëpo Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri nuk janë përgjigjur.
Tashmë edhe tri paritetë opozitare, VV, AAK e Nisma janë deklaruar se nuk do të votonojnë krijimin e Speciales. Këto parti kanë 31 deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ditë më parë Gjykata Kushtetuese i’a ka dhënë dritën jeshile amendamenteve të propozuara nga Qeveria e Kosovës, të cilat i hapin rrugë krijimit të dhomave të veçanta. Në draft dokumentin e propozuar nga Bashkimi Evropian, mandati i Speciales do të jetë pesë vjeçar. Ditë më parë qeveria e Kosovës, ka marrë vendim qe të marr përsipër shpenzimet për personat të cilët do të gjykohen në këto raste. Ndonëse ende nuk dihet se ku do të jetë selia e saj, Holanda është përmendur si opsion. Por, fillimisht Kosova duhet të bëjë një kërkesë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat