Deponitë në Kosovë ndotin ujërat nëntokësore

Kosova

Deponitë në Kosovë ndotin ujërat nëntokësore

Më: 25 prill 2015 Në ora: 16:24

Gjendja e deponive sanitare në Kosovë nuk është aspak të mirë. Në shumicën prej tyre ka mbingarkim të mbeturinave, madje ato nuk kompaktohen dhe nuk mbulohen rregullisht me dhe. Po ashtu, më shqetësuesja është se ka rrjedhje të ujërave të zeza të cilat gjenden jashtë lagunës ku duhet të qëndrojnë dhe kjo bënë që ato të përzihen me ujërat nëntokësore.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, i cili bënë monitorimin e mbeturinave dhe drafitimin e raporteve për gjendje e deponive.
Mimoza Hyseni-Spahiu, nga ky agjencion thotë për Kosovapress se nga të gjitha djeponit, në gjendje më të rëndë është deponia e Mirashit dhe ajo e Pejës.

Hyseni-Spahiu: Fëmijët në deponitë e mbeturinave

“Deponitë sanitare në Kosovë nuk janë të mira, në shumicën prej tyre kemi mbingarkim të mbeturinave, ato nuk kompaktohen, nuk mbulohen me dhe, kemi rrjedhje të ujërave të zeza, në shumicën prej tyre ka edhe fëmijë të vegjëlqë janë duke grumbulluar deponi, gjë që nuk lejohet. Situata pak më e keqe është në deponin e Mirashit e cila është afër Prishtinës këtu dhe mbulon regjionin e Prishtinës, ku është formuar pothuajse një liqen i madh me ujëra të zeza. Situatë e vështirë është edhe në deponin e Pejës për shkak se pothuajse është mbyllur deponia prej mbeturinave, aq që është sasi e madhe e tyre të cilat nuk janë mbuluar nuk janë kompaktuar. Edhe aty nuk kemi trajtim të ujërave të zeza dhe kemi rrjedhje të tyre që përzihet me ujërat nëntokësore që është shumë e rrezikshme”, tha Hyseni.

Ajo shpjegon për procesin në të cilën duhet të kalojnë këto ujëra të zeza në mënyrë që ato të mos arrijnë të përzihen me ujërat nëntokësore.

“Në momentin kur mbeturinat arrijnë në deponi, ato duhet të kompaktohen dhe të mbulohen me dhe. Pastaj duhet që pompat për ripërpunimin e ujërave të vihen në funksion në mënyrë që ujërat e zeza të mos dalin jashtë lagunave ku ato duhet të qëndrojnë dhe të kthehen prapë në deponi dhe t’i lagin mbeturina, do të thotë të bëhet riçarkullimi i ujërave të zeza deponi-lagune dhe kjo nuk ndodhë. Ujërat e zeza në shumicën e deponive rrjedhin jashtë lagunës dhe këto përzihen me ujërat nëntokësore... është e dëmshme për shkak se është e keqe për syrin, tjetra është se përzirja e ujërave të zeza me ujërat nëntokësore.”, tha Hyseni.

Arben Berisha, drejtor i mbrojtjes së mjedisit në komunën e Obiliqit, thotë për Kosovapress se qytetarët shpesh ankohen për erën e rëndë e cila kundërmon nga deponia e Mirashit. Ai ankohet se deponia e cilat ndodhet në komunën e tyre nuk u sjellë asnjë të mirë, madje ata nuk kanë asnjë lehtësim që ajo gjendet atje.

Berisha: Deponia, pikë e zezë për Obiliqin

“Do të thotë ka gjasë që është edhe prej thëngjillit që edhe kemi dyshuar shumë herë dhe e kemi shënuar në inspektim, por thjeshtë nuk e dimë. Dhe kemi kërkuar ndihmë nga inspektorati i ministrisë, i kemi pasur nën shoqërim disa herë, mirëpo nuk kemi aparaturë që ta masim se prej nga vjen. Mirëpo dyshojmë që njëri nga faktorët kryesorë është edhe deponia regjionale të cilën është një pikë e zezë për komunën tonë dhe asnjëherë nuk kemi ndonjë të mirë prej saj. Do të thotë edhe ne e paguajmë barabartë sikurse komunat tjera, edhe pse graviton në komunën tonë. Asnjë lehtësim nuk e kemi as në aspektin financiar, as me ndonjë ndihmë tjetër për arsye se është në komunën tonë”, tha Berisha.

Ndërsa sa i përket gjendjes së deponisë, ai thotë se ka përmirësim nga vitet e kaluara, por ujërat e zeza paraqesin problem dhe mund të paraqesin rrezik shëndetësor për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat