Trajkoviq: Lista Srpska u kthye në Qeveri për ta votuar Gjykatën Speciale

Kosova

Trajkoviq: Lista Srpska u kthye në Qeveri për ta votuar Gjykatën Speciale

Më: 25 prill 2015 Në ora: 16:10

Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Lista Srpska ka qenë e detyruar të kthehet në institucione, sidomos në Kuvendin e Kosovës për të votuar Gjykatën Speciale, të cilën ajo e ka quajtur kërkesë të rëndësishme të bashkësisë ndërkombëtare.
Ka mbetur e habitur me zgjedhjen e Dalibor Jevtiqit në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, pasi që, sipas saj, Jevtiq ishte akuzuar për keqpërdorim të fondeve në të kaluarën.
Këto deklarata, ish deputetja Trajkoviq i ka bërë në kanalin e dytë të RTK-së. Aty, Trajkoviq ka thënë se mos prezenca e deputetëve serbë në seancën e votimit të Gjykatës Speciale do të shkaktonte probleme.
“Ne është dashur të kthehemi për shkak të Gjykatës Speciale. Kjo është një kërkesë e rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë Trajkoviq. “Mendoj se sikur të mos ishin kthyer, rrezikohej të krijohej ndonjë problem i madh”, ka shtuar më pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat