Murtezaj: Kosova është e Ibrahim Rugovës

Kosova

Murtezaj: Kosova është e Ibrahim Rugovës

Më: 25 prill 2015 Në ora: 14:22

“Kosova është e Ibrahim Rugovës”, thotë këshilltari politik i kryeministrit Isa Mustafa, Valon Murtezaj. Ai në rrejtin social ka shkruar se “kjo është e vërteta e madhe”, dhe se Klosi nuk mund të jetë veteran i luftës çlirimtare të Kosovës.

Murtezaj, gjithashtu ka shkruar se, Kosova ka ende djem që i dalin Zot, ashtu siç ishte Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari në kohën e tyre.

“Kosova është e Ibrahim Rugovës. Kjo është e vërteta e madhe.
Fatos Klosi nuk është, dhe nuk mund të jetë veteran i luftës çlirimtare të Kosovës. Ju që i bëni këto lista veteranësh, që ish dashur të jenë të shenjta, e mbani këtë përgjegjësi dhe llogaridhënie historike.
Ka djem që i dalin Zot Kosovës në çdo kohë. Si Ibrahim Rugova e Adem Jashari në kohën e tyre”, ka shkruar Murtezaj, transmeton “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat