Kusari-Lila: Pacolli e dëshiron edhe një mandat, unë tërhiqem

Kosova

Kusari-Lila: Pacolli e dëshiron edhe një mandat, unë tërhiqem

Më: 25 prill 2015 Në ora: 12:30

K​ryetarja e Komunës së Gjakovës njëherësh zv/presidentja e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka pranuar se nuk do të jetë kandidate për kryetare të Aleancës Kosova e Re.

Ky vendim i saj ka ardhur pasi kohëve të fundit, kryetari i tanishëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur interesimin që të rikandidojë edhe për një mandat për president të AKR-së.

Në një intervistë për ORAinfo, Kusari-Lila, mendon se rezultati i kësaj partie në zgjedhjet e fundit nacionale, kanë ardhur si pasojë e menaxhimit të dobët të partisë, e jo për shkak të programit të kësaj partie.

“Unë besoj që z. Pacolli është kandidat dhe unë nuk do të jem kandidate për të udhëhequr AKR-në. E shoh qartë se angazhimi i tij është në potencial dhe natyrisht obligimet e Komunës janë të mëdha”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo ka thënë se nëse do të vinte në krye të kësaj partie, nuk do të ndryshonte asgjë në programin e saj, por vetëm në menaxhim, i cili sipas saj, ka qenë i dobët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat