PDK: Luta i shfrenuar po bënë spastrim politik

Kosova

PDK: Luta i shfrenuar po bënë spastrim politik

Më: 25 prill 2015 Në ora: 07:41

Duke mos guxuar që të bëjë hapin e tij, për riformatizimin e qeverisjes komunale të cilën e ka deklaruar disa herë vetë kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, si nevojë pas dështimit total në shumicën e drejtorive komunale, ai luftën politike dhe spastrimin e ka drejtuar dhe po vazhdon tabëjë kundër kuadrove profesionale që i përkasin Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët kanë treguar dhe dhënë rezultate të pamohueshme në secilin sektorë të cilën e kanë drejtuar.

Kështu thuhet në një komunikatë të degës së PDK-së në Gjilan, sipas të cilëve ky spastrim politik po bëhet përmes presioneve dhe një terrorri, që i ngjan vetëm kohërave të viteve 1989/90, kur udhëheqësve shqiptar u imponohej që të lëshojnë pozitat udhëheqëse dhe të largoheshin nga vendet e tyre të punës, nga kërcënimet dhe masat e dhunshme që instaloheshin kudo nëpër institucionet dhe ndërmarrjet e ndryshme ekonomike.

“Lutfi Haziri ngjashëm po vepron sikurse 25 vite më parë, ku pas procesit të largimit të kuadrove të PDK-së nga institucionet komunale, tani po vazhdon me presione dhe masa të dhunshme edhe nëpër kompanitë publike, në mënyrë që ta bëjë spastrimin politik. Edhe pse ato nuk janë poste politike, sepse të gjithë janë pranuar me konkurse dhe me kontrata të rregullta të punës.Fillimisht, ai përmes formës joligjore ka shkarkuar dy Komisionet Komunale të Aksionarëve në dy kompanitë publike, pastaj ka shkarkuar joligjërisht dy bordet e këtyre kompanive dhe tani përmes presioneve po i detyron kuadrot e PDK-së të lëshojnë vendet e tyre të punës, njësojë si dikur në kohën e pushtetit serb”, thuhet në komunikatë.

Akti i dorëheqjes së drejtorit ekzekutiv në kompaninë Eco-Higjiena, sipas PDK-së në Gjilan ka ardhur si pasojë e presioneve intensive që kanë buruar nga ana e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

“Ky kryetar komune po e degradon çdo institucion komunal dhe kompani publike, sepse din vetëm të bëjë largime dhe spastrime politike, por assessi nuk ka dije që të bëjë zgjidhje më të mirë dhe në interes të qytetarëve të Gjilanit. Edhe pse kanë kaluar 17 muaj të qeverisjes së tij me komunën, ai ende asnjëherë nuk e ka kompletuar qeverisjen me drejtor komunal, e që normalisht do të duhej ta bënte menjëherë me rastin e marrjes së përgjegjësisë si kryetar komune. Po ashtu ai ende nuk ka arritur as të shpall konkurs që nga muaji maj i vitit të kaluar, për të zëvendësuar anëtarët e bordit të kompanisë publike Kosovatrans në Gjilan. Kjo do të thotë se Lutfi Haziri është i paaftë dhe i paditur për të bërë zgjidhje të problemeve, por është i prirur të luaj fshehtas nëpër errësirë, sepse ditën as këtë nuk është në gjendje ta bëjë. ”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat