Kusari-Lila: Në Gjakovë do të sjellim investitorë të fuqishëm

Kosova

Kusari-Lila: Në Gjakovë do të sjellim investitorë të fuqishëm

Më: 24 prill 2015 Në ora: 18:25

Komuna e Gjakovës është e Komuna e vetme që këtë vit ka sjell në Kosovë njërin nga investitorët më të mëdhenj në vend.

Në këtë komunë pikërisht në shënimin e përvjetorit të 7 të pavarësisë ka filluar punën fabrika Intertex Kosova, e cila prodhon mbulesa për makina, fillimisht për Volksëagen dhe Volvo dhe më vonë për Audi dhe Mercedes.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila në intervistë për ORAinfo, premton se në këtë komunë do të sjellë investitorë edhe më të fuqishëm.

Por, pengesë për të po del të jetë prona e pa definuar e cila po menaxhohet nga AKP. “Ka pasur interesim tepër të madh. Ne kemi pasur kompani nga Zvicra, Holanda, Belgjika dhe kompani nga Turqia të cilat janë shprehur të gatshme që të investojnë. Dhe e vetmja kërkesë e tyre ka qenë që Kuvendi komunal të ndaj një hapësirë për ngritje të lokacionit ose hapësirë për prodhim”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo në këtë intervistë ka folur edhe për projektet që ka arritur ti realizojë në këtë komunë prej ardhjes së saj.

Projektin më të suksesshëm në qeverisjen e saj në këtë Komunë, Kusari Lila e konsideron atë me qeverinë zvicerane për furnizimin me ujë të pijshëm, gjegjësisht projektin e zgjerimit të rrjetit të ujit të pijshëm në 42 fshatra të Komunës së Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat