Kuçi kërkon sqarim për rastin e Shaban Sylës

Kosova

Kuçi kërkon sqarim për rastin e Shaban Sylës

Më: 24 prill 2015 Në ora: 17:01

Ministri i Drejtësisë, pas pranimit të informatave për rastin e djeshëm, lidhur me potencialisht mos-koordinimin dhe mos informimin e organeve gjyqësore nga Shërbimi Korrektues lidhur me rastin, ka kërkuar nga organet kompetente brenda Shërbimit Korrektues sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ministri gjithashtu është në koordinim me organet kompetente në EULEX, me qëllim të vlerësimit të drejtë dhe të duhur të situatës.

Njëkohësisht, është kërkuar nga Inspektorati i Shërbimit Korrektues që të bëjë një evaluim të përgjithshëm të veprimeve të ndërmarra apo jo të ndërmarra në përputhje me legjislacionin përkatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat