Jahjaga priti disa prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë

Kosova

Jahjaga priti disa prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:42

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti në takim disa prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë, me të cilët diskutoi rreth aktiviteteve të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet i punës së Këshillit është përmbushja e të drejtave të garantuara me ligj për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, qasja në drejtësi, qasja në shërbimet shëndetësore, fuqizimi ekonomik si dhe ndërgjegjësimi shoqëror dhe institucional për këtë krim të luftës.

Presidentja Jahjaga vlerësoi mbështetjen e qeverive të vendeve përkatëse për punën e këtij Këshilli dhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe theksoi se duhet angazhim edhe më i madh i të gjithë akterve për njohjen ndërkombëtare të këtij krimi të kryer mbi popullatën civile të Kosovës.

Ndrërsa, ambasadorët shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për punën e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës i cili ka për synim rehabilitimin, ri integrimin dhe risocializimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat