Prokurori Hardaway kërkon dënim edhe për të akuzuarit e ‘Drenica 1’

Kosova

Prokurori Hardaway kërkon dënim edhe për të akuzuarit e ‘Drenica 1’

Më: 24 prill 2015 Në ora: 15:35

Të premten në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, prokurori i EULEX-it, Charles Hardaway, ka dhënë fjalën e tij përfundimtare në gjykimin kundër shtatë të akuzuarve për krime lufte të njohur si grupi “ Drenica 1”, në mesin e të cilëve janë edhe ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi dhe kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku.

Ai, në fjalën e tij veç tjerash ka potencuar se prokuroria është e mendimit se të gjithë të akuzuarit janë përgjegjës për krime, sepse individualisht, apo në bashkëkryerje me të tjerët, kanë arrestuar dhe burgosur në mënyrë të paligjshme, si dhe kanë marrë pjesë në rrahjen, keqtrajtimin dhe vrasjen e civilëve.

Ndryshe, përveç Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut, të akuzuarit tjerë në këtë proces janë edhe Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sabit Geci, Avni Zabeli dhe Ismet Haxha.

Hardaway të njëjtën e ka thënë edhe dje në rastin “Drenica 2” ku për veprat e njëjta akuzohen tetë persona tjerë, të gjithë ish-ushtarë të UÇK-së nga rajoni i Drenicës/kp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat