Kthehet në rigjykim çështja e tre personave të dënuar për vrasje

Kosova

Kthehet në rigjykim çështja e tre personave të dënuar për vrasje

Më: 24 prill 2015 Në ora: 14:22

Gjykata e Apelit e Kosovës e Kosovës, ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve F. Sh., E.K. dhe A. K., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren, të datës 11 shtator 2014, sipas të cilit personat në fjalë ishin shpall fajtor, për shkak se si bashkekzekutor kishin kryer veprën penale vrasje, parashikuar me nenin 146, të Kodit Penal të Kosovës.

Ngjarja tragjike kishte ndodhur me 02.08.2012, në Suharekë, ku si pasoj e një zënkë të madhe në mes të anëtareve të tri familjeve, kishte mbetur i vdekur B.K. dhe ishin lënduar shumë persona tjerë. Si rrjedhojë, F. Sh. ishte dënuar me pesëmbëdhjetë vjet burgim, ndërsa E. K. e A. K., me nga trembëdhjetë vjet burgim.

Kolegji Penal prej tre gjyqtarësh , i Departamentit të Krimeve të Rënda, vendosi që në ketë pjesë të çështjes, lënda t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë për rigjykim, kurse ka vlerësuar se të pandehurit duhet të mbahen në paraburgim.

Aktgjykimi i kundërshtuar sa i përket tetë të akuzuarve tjerë të këtij rasti është vërtetuar. E. K e F. K., janë dënuar me nga dy vjet e gjysmë burgim, për shkak të veprave penale, lëndim i rëndë trupor dhe lëndim i lehtë trupor. M. K., me dy vjet burgim për veprën penale lëndim i lehtë trupor, ndërsa po për të njëjtën vepër penale, Nj. K., D. K., janë dënuar me nga 8 muaj burgim, I.Sh dhe B.Sh, një vit, kurse J.K., me 6 muaj burgim.

Po ashtu aktgjykimi në pjesën liruese është vërtetuar. F.Sh., E.K e A.K., janë liruar nga akuza për veprën penale të lëndimit të rendë trupor, kurse B.K, B.K e A.K janë liruar nga akuza për veprat penale, pjesëmarrje ne rrahje. Në pjesën refuzuese aktgjykimi ka ngel i paprekur, për shkak se në ketë pjesë nuk ka pas ankesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat