Presidentja Jahjaga takoj Haradinajn

Kosova

Presidentja Jahjaga takoj Haradinajn

Më: 24 prill 2015 Në ora: 13:57

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj për të diskutuar rreth përfshirjes dhe kategorizimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Dukagjinit.

Takimi është mbajtur pas letrës që z. Haradinaj, njëherit ish komandant i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, i ka drejtuar Komisionit për Verifikimin e Statusit të Veteranit dhe Presidentes Jahjaga e Kryeministrit, z. Isa Mustafa.

Presidentja Jahjaga e theksoi nevojën që të gjitha palët dhe institucionet të punojnë bashkërisht në respektimin e ligjit, kritereve dhe specifikave të zonave për të siguruar një proces gjithëpërfshirës që njeh dhe vlerëson meritat e secilit qytetar të Kosovës të angazhuar në përpjekjet tona për liri./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat