Ligjet duhet të zbatohen

Kosova

Ligjet duhet të zbatohen

Më: 24 prill 2015 Në ora: 13:41

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se Republika e Kosova ka ligje të mira, por ato duhet të zbatohen për të pasur rend dhe ligj.

Ai ka thënë se luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të jetë prioritet mbi prioritete.

“Kosova ka ligje të mira, por duhet zbatim më i madh i tyre. Gjithashtu integrimi evropian është një lloj tulle që na bënë presion neve dhe institucioneve të tjera që t’i kryejmë punët. Mision më të mirë dhe më të fort nuk ka se sa me qenë gjyqtar dhe prokuror në këtë kohë. Heronjtë e demokracisë do të jenë ata të rendit dhe ligjit. Pa zhvillim ekonomik mos pritni rend dhe ligj”, ka deklaruar Kuçi sot gjatë një tryeze të organizuar nga lëvizja FOL me temën: “Konfiskimi i pasurisë-puna njëvjeçare e institucioneve.

Në këtë tryezë u bë me dije se Kosova ka shënuar progres të mirë në aspektin e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale ku vetëm në vitin 2014 janë sekuestruar 31 milionë euro, ndërsa 500 deri 1 milion euro janë konfiskuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat