Dalibor Jevtic, Ministër për Komunitete dhe Kthim

Kosova

Dalibor Jevtic, Ministër për Komunitete dhe Kthim

Më: 24 prill 2015 Në ora: 13:40

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, emëroi sot Dalibor Jevtic, në pozitën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Jevtic vjen nga Lista Serbe. Lista Serbe ka njoftuar Kryeministrin se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga data 27 prill 2015.

Dje, Kryeministri Isa Mustafa ka pritur në zyrën e tij edhe katër kryetarët e komunave të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, ku janë harmonizuar qëndrimet që këto komuna të miratojnë buxhetet e tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat