Veseli: Kush dëshiron ta kuptojë fuqinë e vullnetit, ta vizitojë Krushën e Madhe

Kosova

Veseli: Kush dëshiron ta kuptojë fuqinë e vullnetit, ta vizitojë Krushën e Madhe

Më: 24 prill 2015 Në ora: 13:36

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë të premten se kush dëshiron të kuptojë fuqinë e vullnetit përball dhimbjes së thellë që përjetuan familjet tona gjatë Luftës, ringjalljen e fillimin e jetës së re në Kosovë, duhet të vizitojë Krushën e Madhe të Rahovecit.

“Kush dëshiron të kuptojë fuqinë e vullnetit përball dhimbjes së thellë që përjetuan familjet tona gjatë Luftës, ringjalljen e fillimin e jetës së re në Kosovë, duhet të vizitojë Krushën e Madhe të Rahovecit dhe të takohet me Fahrije Hotin, kryetare e Kooperativës bujqësore të Grave, “Krusha”.

Veseli shkruan se kjo ndërmarrje merret me konservimin e prodhimeve bujqësore, specave dhe ajvarit.

"Fahrija dhe bashkëpunëtoret e saj janë heroinat e vërteta të ri ngritjes së Kosovës. Dhimbjen e tyre të madhe për humbjen e më të dashurve të tyre ato e kanë kthyer në një vullnet të jashtëzakonshëm për punë, duke arritur rezultate mbresëlënëse. Një Kosovë ku liria sjell zhvillim e mirëqenie është nderimi më i madh për të rënët tanë”, shkruan Veseli ne Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat