Zhbogar: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë i duhet edhe Kosovës

Kosova

Zhbogar: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë i duhet edhe Kosovës

Më: 24 prill 2015 Në ora: 13:03

Përfaqësues i Komisionit Evropian, Samuel Zhbogar, gjatë konferencës tha se është e rëndësishme të ndërtohet një dialog i nivelit të lartë. Në përgjithësi tonet kritike, sipas tij, janë më të mëdha për implementimin e marrëveshjeve, raporton Kallxo.com.

“Ne duhet t’i kujtojmë vetes se jo shumë kohë më parë njerëzit kanë humbur jetën dhe ligjet e Kosovës tani po implementohen. Kemi kryetarë të komunave veriore që punojnë me ligjet e Kosovës, kemi prezantimin e serbëve në institucionet e Kosovës, nuk keni më barrikada të vërteta në veri. Ajo te ura është me shumë figurative. Kemi strukturat paralele të integruara ose në proces të integrimit në policinë e Kosovës”, tha Zhbogar, raporton Kallxo.com.

Zhbogar më tutje përmendi bashkëpunimin mes kryetarëve të Mitrovicës së Jugut dhe Veriut.

“Rakiq dhe Bahtiri, të dytë u bënë bashkë për të mos lejuar eskalimin e situatës në veri javë më parë. Kjo kupton që dialogu po ateron atje”, shtoi ai.

Zhbogar tha se Kosova nuk duhet ta shikojë dialogun si diçka po i ndihmon veç Serbisë.

“Integrimi në BE është rruga më e mirë për t’i inkurajuar të dyja palët për një dialog më të zhvilluar. Kosova po e sheh si një mundësi për Serbinë. Mendoj, duhet ta interpretojë në favorin e vet, sepse është një nevojë e Kosovës të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, për të ecur në rrugën drejt BE-se”, tha më tej Zhbogar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat