Edhe zyrtarisht ndalet ngrohja në Prishtinë

Kosova

Edhe zyrtarisht ndalet ngrohja në Prishtinë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 12:03

Termokosi njofton se ka shpallur të mbyllur sezonin për ngrohje nga kjo ndërmarrje.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ndonëse në fillim të prillit Termokos ishte detyruar të ndërpres furnizimin me ngrohje nëpërmes sistemit të kogjenerimit, për shkak të remontit të Bllokut 1 të TC “Kosova B”, ashtu siç edhe kishim paralajmëruar, sapo temperaturat e ajrit janë ulur është vazhduar operimi me mazut për disa ditë.

“Por, pas ngritjes së temperaturave të ajrit mbi vendin tonë si dhe për shkak se ligjërisht kemi qenë të obliguar të ofrojmë ngrohje deri më 15 prill, janë krijuar kushtet që Termokos ta shpallë të përmbyllur sezonin ngrohës 2014/2015”, thuhet në një njoftim për media.

Termokos shfrytëzon rastin të falënderojmë gjithë parapaguesit e rregullt të faturave të ngrohjes, njëkohësisht inkurajon konsumatorët borxhlinj, që të shlyejnë obligimet që kanë ndaj Termokos- it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat