Rreth 1 milionë euro pasuri të paligjshme janë konfiskuara më 2014

Kosova

Rreth 1 milionë euro pasuri të paligjshme janë konfiskuara më 2014

Më: 24 prill 2015 Në ora: 12:01

Shqipton Fazliu, koordinator Kombëtar për luftimin e krimit ekonomik ka thënë se në vitin 2014 janë rritur shifrat e rasteve të konfiskimit të pasurisë së paligjshme.

Sipas tij, gjatë vitit 2014 janë sekuestruar 31 milionë euro ndërkaq janë konfiskuar rreth 1 milionë euro pasuri e paligjshme.

Këto komente Fazliu i ka bërë gjatë tryezës me titull “Konfiskimi i pasurisë në Kosovë – puna një vjeçare e institucioneve”, të organizuar nga lëvizja “Fol”.

“Për vitin 2014 janë rritur jashtëzakonisht shumë shifrat për konfiskim të pasurisë. 31 milion euro janë sekuestrime për vitin 2014 dhe gjysmë milion deri në një milion euro janë konfiskime për po të njëjtin vit. Kemi rritje të efikasitetit për zbatimin e ligjit në drejtim të konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë”, ka thënë Fazliu.

Ai ka thënë se vetëm në Prishtinë janë sekuestruar rreth 107 vetura të cilat siç ka thënë ai, aktualisht ato mund të shiten vetëm për hekur.

“Vetëm në Prishtinë kemi rreth 107 vetura të sekuestruara. Këto vetura mund të shiten vetëm për hekur. Në këtë veprim ne kemi dështuar në implementimin e kësaj dukurie. Ne kemi mundur qe me këto vetura t’i ndihmojmë institucioneve të cilat kanë nevojë për to si policisë, spitaleve etj por ne kemi dështuar me to”, ka thënë Fazliu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat