Thaçi në Turqi. Përkulet para mijëra shqiptarëve të vrarë në fushëbetejat e Perandorisë Otomane (FOTO)

Kosova

Thaçi në Turqi. Përkulet para mijëra shqiptarëve të vrarë në fushëbetejat e Perandorisë Otomane (FOTO)

Më: 24 prill 2015 Në ora: 09:44

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, është nisur sot për në Turqi. Thaçi gjatë vizitës së tij që do ti bëjë Turqisë do të marrë pjesë në ceremoninë memoriale për Fushatën e Çanakkale.

Pjesë e kësaj ceremonie do të jenë edhe liderët e vendeve që kanë luftuar, nga Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar e Kryeministri i Australisë Tony Abbot e deri tek Presidenti i Turqisë Rexhep Tayyip Erdoğan.

"Kam obligim të përkulem para varrezave memoriale se mijëra e mijëra shqiptarë edhe nga Kosova kanë derdhur shumë gjak në këto fushëbetejat e fundit të përgjakshme Perandorisë Otomane.
Me pikëllim do të përkulem eshtrave të tyre. Me pikëllim dhe zemër të thyer do ta kujtoj shekullin e kaluar të errët kur aq shumë prej neve u vranë në luftëra anembanë botës por ne mbetem në robëri
Zoti i bekoftë ata që dhanë jetë aq larg nënave dhe fëmijëve të tyre. Zoti e bekoftë Kosovën, ka shkruar Thaçi, në Facebook duke ja bashkangjitur edhe këto dy foto të shqiptarëve që luftonin në Çanakkale, transmeton “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat