Arrestohet në Kumanovë një ish-luftëtar i UÇK-së

Kosova

Arrestohet në Kumanovë një ish-luftëtar i UÇK-së

Më: 24 prill 2015 Në ora: 09:11

Njësitet speciale maqedonase arrestuan në Kumanovë, Rexhep Rexhepin, ish-ushtarë i UÇK-ve dhe UÇPMB-së.

Njësitet speciale sot kanë ndërhyrë në lagjen ku po jetonte Rexhepi dhe se pas bastisjeve të kryera kanë prangosur të riun, i cili nga bashkëluftëtarët e tij njihet me nofkën e luftës si Çiçavica. Në stacionin policor janë mbajtur edhe vëllezërit e tij.

Rexhepi dhe familja e tij kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në konfliktin e vitit 2001 duke qenë pjesëtarë të UÇK-së.

Familjarët kanë shprehur shqetësime lidhur me këtë arrestim dhe se ata kanë deklaruar se kjo ndërhyrje dhe bastisje është tentim për montim të radhës.

MPB nuk ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e tij dhe se ky arrestim a ndërlidhet me rastin e fundit të incidentit në postën kufitare policore në Goshincë të Likovës.

Mediat maqedonase kanë njoftuar se gjatë natës ka patur një perleshje me armë zjarri mes policeve dhe një grupi të armatosur dhe se një person ka mbetur i plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat