Katërmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Kosovës ia 'mësyjnë' Beogradit

Kosova

Katërmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Kosovës ia 'mësyjnë' Beogradit

Më: 24 prill 2015 Në ora: 08:49

Katërmbëdhjetë deputetë të Kuvendit të Kosovës do të udhëtojnë sot për në Beograd, për të marrë pjesë të shtunën në forumin e organizuar nga “Council for Inclusive Govermance” (CIG) me temën “Parlamentet e Kosovës dhe Serbisë dhe normalizimi i marrëdhënieve”.

Në mesin e deputetëve që udhëtojnë sot për në Serbi, është edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila ka thënë për “Epoka e Re” se Serbia duhet ta kuptojë njëherë dhe përgjithmonë se shteti i Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.

Përveç Musliut, në Beograd udhëtojnë edhe deputetët: Blerta Deliu Kodra, Besim Beqaj, Agim Aliu, Sadri Ferati, Lirije Kajtazi, Ilir Deda, Puhie Demaku, Donika Kadaj Bujupi, Margarita Kadriu Bardhyl Metaj, Teuta Sahatqija, Blerim shala dhe Sllobodan Petroviq.

Forumi do të ndahet në dy sesione, të parin, ku deputetët do të diskutojnë për rolin e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Serbisë në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, dhe të dytin, ku do të diskutohet se si kuvendet mund të ushtrojnë kontroll më efikas ndaj qeverive përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat