ASK ndan 100 bursa për nxënësit

Kosova

ASK ndan 100 bursa për nxënësit

Më: 24 prill 2015 Në ora: 08:42

American School of Kosova bënë thirrje të gjithë nxënësve të klasës së 9-të dhe 10-të të aplikojnë sa më parë në mënyrë që të përfitojnë një shkollim cilësor. Me këtë rast ASK ofron 100 bursa për nxënës të kësaj kategorie dhe inkurajon ata të jenë pjesë e një edukimi të mirëfilltë sipas sistemit amerikan.

Data e fundit për aplikim është me 24 Prill 2015, andaj ju ftojmë të aplikoni me qëllim që të bëheni pjesë e një shkollimi elitar për një të ardhme të suksesshme. Është e rëndësishme të theksohet se provimi pranues do të mbahet me datë 25 Prill 2015 në ora 10:00, kështuqë të interesuarit ftohen të marrin informata shtesë në lidhje me këtë çështje tek objekti i ASK-së si dhe tek klasa e improvizuar e ASK-së në sheshin Zahir Pajaziti.

Për të gjitha informacionet sa i përket regjistrimit, plotësimit të formularëve për aplikim, sistemit të shkollimit, e shumë detaje të tjera relevante, të interesuarit mund të drejtohen në këto dy pika si dhe tek ueb-faqja zyrtare e shkollës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat