Shah-Mat Albin?!

Kosova

Shah-Mat Albin?!

Më: 24 prill 2015 Në ora: 08:35

Publicisti dhe analisti politik, Gazmend Islami, thekson se për herë të parë në një debat televiziv u mund Albin Kurti bindshëm nga gazetari i mirënjohur Adriatik Kelemendi.
Ai gjithashtu pyet se pse sot e jo dje?

“Sepse, sot, Albin Kurti fliste gënjeshtra dhe ishte jo me mendjen e tij, ishte i përqendruar në sajimet dhe kurthet që kishin bërë shokët e tij kundër bashkë partiakëve që ishin emërimet, shkarkimet, përjashtimet. Të gjitha këto tregonin turbullimin e tij në mendje, saqë brenda emisionit gënjeu rrethe 20 herë duke pohuar edhe gënjeshtrën e tij pas insistimit të gazetarit i cili e zuri mat në lojën e shahut që ishte e vështirë. Albini nuk duhet ta fajësojë veten që shmangej nga tema, sepse marrëdhënia midis shakasë, komikes dhe gënjeshtrës është arsyeja që të bëri të ndërmerrni këtë hap jo logjik”, shkruan Islami në facebook.

Sipas tij, gënjeshtra e ulët, mos bërja publike e mos kandidimit të tij për Kryetar, për kohën dhe letrën!
“Gënjeshtër naive, përjashtimi i Ajnishahës për qiranë!
Gënjeshtër trilluese, Arbeni bëri propagandë kundër lëvizjes!
Gënjeshtër budalla, unë ju jap llogari vetëm strukturave të Partisë e jo popullit!”, ka theksuar publicisti Gazmend Islami, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat