Rohan: Në veri të shtrihet ‘dora’ e shtetit

Kosova

Rohan: Në veri të shtrihet ‘dora’ e shtetit

Më: 24 prill 2015 Në ora: 07:45

Me përjashtim të veriut, ku është e nevojshme një shtrirje më e madhe e ‘dorës’ së shtetit, Plani i Ahtisaarit është zbatuar mirë në Kosovë.
Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për ‘Zërin’, Albert Rohan, ish zëvendësi i të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të Kosovës, Marti Ahtisaari, tetë vjet pas prezantimit të këtij Plani, në bazë të të cilit Kosova një vit më pas e shpalli pavarësinë.

Edhe Rohan tashmë është rreshtuar në krah të shumë diplomatëve të tjerë evropianë dhe amerikanë, të cilët po i kërkojnë Kuvendit të Kosovës, që ta themelojë Gjykatën Speciale, pasi që, siç thotë ai, në të kundërtën atë do ta themelojë komuniteti ndërkombëtar.

Rohan u kërkon drejtuesve të institucioneve kosovare që ta themelojnë Gjykatën Speciale dhe njëkohësisht, siç thotë ai, në veri të vendit është e nevojshme një shtrirje më e madhe e ‘dorës’ së shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat