Lekaj: Do të ketë luftë edhe më të fuqishme politike

Kosova

Lekaj: Do të ketë luftë edhe më të fuqishme politike

Më: 24 prill 2015 Në ora: 07:29

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj ka paralajmëruar fuqizim të rolit opozitar në ditët e ardhshme.

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se bashkimi i opozitës po ka efekt. Lekaj po ashtu ka bërë me dije se do të vazhdohet edhe më fuqishëm lufta politike në Kuvend, kurse pakënaqësia qytetare me protesta.

Duke iu kundërpërgjigjur vlerësimeve të analistëve se opozita s’po ka oferta të reja, Lekaj ka thënë se opozita ka oferta dhe vizion të qartë për Kosovën dhe qytetarët e saj, mirëpo për shkak të mungesës së numrave nuk mund ta ndryshojë keqqeverisjen e koalicionit PDK-LDK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat