Veseli takon presidentin e Bullgarisë

Kosova

Veseli takon presidentin e Bullgarisë

Më: 21 prill 2015 Në ora: 14:20

Kryetari i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli sot është takuar me presidentin e bullgarisë z. Rosen Plevnelievë gjata takimit ata kanë biseduar për marrëdhëniet e çmuar të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Përmes një postimi në facebook Veseli ka shkruar:

Për vizitë në vendin tonë, ndodhet presidenti i Bullgarisë, z. Rosen Plevneliev. Në takimin që zhvilluam bashkë u potencua se marrëdhëniet e Kosovës me Bullgarinë kanë një traditë shumë të çmuar të bashkëpunimit.

Këto marrëdhënie përbëjnë një faktor të fuqishëm për paqen, sigurinë dhe demokratizimin në Ballkan. Pikërisht këto vlera na mundësojnë të ecim përpara në rrugën e integrimeve euro-atlantike. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat