Jahjaga i kërkon ndihmë presidentit të Bullgarisë (Foto/ Video)

Kosova

Jahjaga i kërkon ndihmë presidentit të Bullgarisë (Foto/ Video)

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:59

(E plotësuar) - Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka kërkuar ndihmë nga shteti i Bukllgarisë për ta mbështetur Kosovën në Integrimet Euroatlantike.

Këtë kërkesë ajo ia ka bërë homologut të saj të Bullgarisë, presidentit Rosen Plevneliev, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Në takimin që zhvilluan të dy presidentët u fol shumë edhe për marrëdhëniet e mira siç i quajtën ata të dy shteteve, investimet e Bullgarisë në Kosovë dhe përkrahjen e këtij shteti në proceset që Kosova ka përpara.

Por kjo vizitë pati edhe të veçantat e veta. Rosen Plevneliev, është presidenti i parë i Bullgarisë që ka vizituar Kosovën.

Për këtë edhe vet Plevneliev u ndie krenar. E nderuar u ndie po ashtu edhe presidentja e vendit tonë Atifete Jahjaga.

“Kam nderin që sot për herë të parë pres një president. Me të biseduam për shuam çështje të përbashkëta. Kosova dhe Bullgaria kanë një rrugëtim të gjatë të bashkëpunimit. Kosova është e interesuar për të pasur bashkëpunim sidomos në fushën e ekonomisë dhe investimeve në këtë fushë”, tha presidentja gjatë takimit

Pritje e ngrohtë për presidentin e Bullgarisë

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar nga Presidenca, Atifete Jahjaga ka mbajtur takim “kokë me kokë” me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev.

Ai është pritur nga Jahjaga me nderime shtetërore në sheshin “Skenderbe”, pastaj takimi i tyre vazhdoi në kabinetin e presidentes.

Ndërkohë, është mbajtur edhe takimi i përbashkët i delegacioneve nga Kosova dhe Bullgaria, si dhe konferenca e Atifete Jahjagës dhe Rosen Plevneliev. Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli si dhe do të vizitojë Galerinë e Arteve.

Presidenti i Bullgarisë mbërrin në Kosovë

Ka mbërritur në Kosovë delegacioni i Bullgarisë në krye me presidentin Rosen Plevneliev.
Presidenti bullgar është pritur nga homologia e tij, Presidentja e republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ata kanë parakaluar përballë gardës së Kosovës.

Me ftesë të Presidentes e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë ditës së sotme po qëndronë në Kosovë për vizitë zyrtare Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.

Presidenti bullgar do të takohet me Presidenten Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli.

Pas takimit Presidentja Jahjaga dhe Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev do të mbajnë edhe një konferencë për media.

Po gjatë ditës se sotme presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev viziton edhe Galerinë e Arteve të Kosovës.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat