Raporti i Monitorimit nxjerr se Qeveria është e dështuar e pa aftë dhe e pasuksesshme!

Kosova

Raporti i Monitorimit nxjerr se Qeveria është e dështuar e pa aftë dhe e pasuksesshme!

Nga: Diana Bunjaku Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:12

Në Raportin e Monitorimit të Ekipit të Ekspertëve të Këshillit të EU-së për Kosovën të publikuar në këto ditë, ndër të tjera konstatohet se nga gjithsej 62 rekomandime në këtë apo atë mënyrë, janë përmbushur vetëm përkatësisht autoritetet publike kryesisht, Qeveria e Kosovës, e cila në atë drejtim është treguar e dështueshme, e pa aftë dhe e pasuksesshme.

Në Raportin e Monitorimit është theksuar po ashtu se autoritetet publike të Kosovës, nuk e kanë përfillë fare Konventën e OKB-së Kundër Korrupsionit, Konventën Civile Kundër Korrupsionit as Konventën Penale Kundër Korrupsionit apo thënë më qartë nuk i kanë përfillë dokumentet valide të cilat botërisht janë të mirënjohura si baze juridike, madje edhe politike kundër korrupsionit dhe dukurive negative e të dëmshme tjera lidhur me të.

Në Raportin e Monitorimit, janë identifikuar dështimet e autoriteteve publike të Kosovës në përballje kundër korrupsionit krimit të organizuar, konflikteteve interesore, mangësive legjislative si dhe aplikimit të dobët e të seleksionuar të legjislacionit në fuqi.

Veçanërisht në Raportin e Monitorimit me vend është kolauduar se në një anë Administrata Publike, Qeveria, Gjyqësori e Prokuroria, nuk janë fare efikase e as efecientë. Kjo pasi një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të lartë të tyre njëkohësisht punojnë edhe në institucione tjera, kryesisht në kolegje private. Madje shumë prej tyre edhe në njësi akademike universitare të cilat, po ashtu janë gjithnjë inefikase dhe të ngarkuara me dobësi të theksuara.
Pra sipas Raportit të Monitorimit jo pak funksionare publike – ministra, gjykatës, prokurorë e funksionarë të ndryshëm të profileve tjera, në vend se të performojnë përkushtueshëm bë detyrat e besuara, po të njëjtit simulojnë dhe i bëjnë shkel e shko.

Këta zyrtarë njëkohësisht apo paralelisht ushtrojnë edhe punë në institucione tjera në të cilat apriori ,mund të kolaudohet se të njëjtit aplikojnë imitime artificiale aq të dobëta dhe shumë pak të dobishme.

Së andejmi në bazë të këtij raporti në masë të konsideruar është treguar i dështuar edhe inefikasiteti i theksuar i Administratës Publike dhe i Sistemit të Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat