​Në AAK tentojnë ta mohojnë takimin Haradinaj-Mustafa përmes kësaj fotografie

Kosova

​Në AAK tentojnë ta mohojnë takimin Haradinaj-Mustafa përmes kësaj fotografie

Më: 21 prill 2015 Në ora: 11:07

Disa ditë më parë është raportuar për një takim mes kryeministrit Mustafa dhe liderit të AAK’së Ramush Haradinaj. Takimi i cili ka ndodhur vetëm një ditë pas protestës së organizuar nga opozita ka zgjuar reagime të shumta.

Deri sot asnjëri nga pjesëmarrësit e takimit nuk kanë dhënë ndonjë informacion për temën e bisedës në këtë takim.

Sot, zëdhënësi i AAK’së, Ernest Luma e ka mohuar këtë takim duke postuar një fotografi ku shihet se Mustafa e Haradinaj kanë qenë në takime të ndryshme.

Luma, ia ka vendosur fotografisë këtë mbishkrim “Po edhe nese ka pi' kafe me "qoftelargun", nuk ka pi me Daçiqin, burra! (Sidoqofte, hidhjani je sy fotos)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat