“Ulpiana”, nesër pa ujë

Kosova

“Ulpiana”, nesër pa ujë

Më: 21 prill 2015 Në ora: 10:37

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” ka njoftuar se konsumatorët e lagjes ”Ulpiana” në Prishtinë, nesër do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00.

Shkak i kësaj ndërprerje uji, janë sërish punimet teknike -vendosja e kyçjeve të reja shtëpiake.

KUR”Prishtina’, thotë se mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat