Edhe Albini veteran i luftës

Kosova

Edhe Albini veteran i luftës

Më: 20 prill 2015 Në ora: 23:56

Statusi i veteranit iu ka njohur edhe ish liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kurti është renditur në mesin e 177 veteranëve tjerë që janë publikuar në kuadër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së nga njësitë vartëse të tij.

Kurti gjatë luftës për një kohë ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së në Prishtinë Adem Demaçit. Në prill ai u arrestua nga policia serbe ku në Nish u dënua me 25 vjet burg. Kurti është liruar nga burgu pas luftës.

Bashkë me Kurtin në listë të veteranëve është edhe kolegu i tij nga VV Liburn Aliu. Edhe Aliu ka qenë i dënuar me shumë vjet burg nga regjimi serb.

Bashkë me Kurtin dhe Aliun në listën për veteranë ka nga të gjitha trojet shqiptare.

Në listë gjenden edhe kolegët e Albinit nga Unioni I Studentëve që organizoi protestën e 1 tetorit të vitit 1997 si Driton Lajçi dhe Muhamet Mavraj, aktualisht botues i gazetës “Epoka e re”.

Por në këtë listë nuk mungojnë edhe disa kolegë të Mavrajt, gazetarë si Milaim Zeka, Mirvete Uka-Zogiani, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat