Ky është moti për ditët në vazhdim

Kosova

Ky është moti për ditët në vazhdim

Më: 20 prill 2015 Në ora: 22:24

Sipas Prishtina Weather gjatë dy ditëve në vijim do të vazhdoj të mbajë mot i freskët me erë, me vranësira kalimtare dhe intervale me diell.

Të martën në mëngjes ka mundësi për riga lokale shiu, ndërkaq të mërkurën gjatë ditës do të ketë vranësira kalimtare me mundësi edhe për riga lokale shiu.
Temperaturat maksimale do të luhaten nga 13C deri 14C, e ato minimale 2C-3C. Era do të fryjë nga veriperëndimi 5-11m/s.
Nga dita e enjte pritet përmirësim dhe ngrohje e motit. Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell. Të premten pas vranësirave në mëngjes gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell.
Edhe të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell, por që në mëngjes ka mundësi edhe për reshje lokale shiu. Temperaturat gjatë kësaj periudhe do të ngritën në 19C - 21C, e minimalet nga 2C deri 5C. Era do të fryjë nga jugperëndimi 3-10m/s.
Shtypja atmosferike në ditët e para do të jetë në rritje, më pas do të zbres në vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat